Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ende pa Avokat Populli, Ledio Braho më i mbështeturi në PD deri tani

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 11:17 | Politikë
Ende pa Avokat Populli, Ledio Braho më i mbështeturi në PD deri

Avokati Ledio Braho duket deri tani më i mbështeturi nga deputetë demokratë për pozicionin e Avokatit të Popullit. Burime nga mbledhja e grupimit “Alibeaj” të hënën i thanë A2 CNN se Braho kishte marrë 13 vota, ndërsa kandidati tjetër Dorian Gjokmarkaj, i cili është edhe asistenti i Alibeajt ka marrë 6 vota. Por pritet që preferencën e tyre ta shfaqin edhe 8 deputetë të tjerë që nuk ishin pjesë e takimit.

Ledio Braho, i cili mban aktualisht postin e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i tha A2 CNN se ka mbledhur 32 firma nga të dyja grupimet brenda PD, ndërsa Gjokmarkaj 30.

Demokratët e Sali Berishës pritet që të mblidhen të mërkurën për të marrë një vendim në lidhje me çështjen e Avokatit të Popullit. Në listën e kandidaturave është edhe emri i avokatit dhe aktivistit Altin Goxhaj që ka mbështetje, por në çdo rast A2 CNN ka mësuar se mazhoranca socialiste e ka bërë të qartë se nuk do ta votonte në asnjë rast emrin e tij për Avokat Populli.

Ky institucion, që prej vitit 2017 drejtohet nga Erinda Ballanca, gjithashtu pjesë e garës për një tjetër mandat.

A2 CNN Livestream

Dita jonë