Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Fiona" gjunjëzoi ishullin tropikal, vendi i zhytur në ujë e i mbuluar nga balta

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 14:19 | Aktualitet

Uragani “Fiona” ka lënë pas shkatërrim dhe përmbytje të mëdha në ishullin tropikal të Porto Rikos.

Të paktën dy persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa vendi është ende i zhytur në ujë e i mbuluar nga balta. Pamje të tmerrshme janë publikuar së fundmi me banorët që përpiqen të shpëtojnë sa të munden nga pasuritë e tyre.

Uragani i kategorisë së parë, me gjasë sipas ekspertëve, do të shndërrohet në një uragan të kategorisë së tretë, teksa zhvendoset nga ujërat e Karaibeve.

Pasi pushtoi Puerto Ricon, “Fiona” mund të zhvendoset fillimisht në Republikën Domenikane. Pavarësisht se më e keqja kaloi, banorët ende përballen me erëra të forta, vetëtima të furishme dhe shira të rrëmbyer.

Uragani "Fiona" mbërriti në Puerto Rico të shtunën në mesditë, duke sjellë me vete shira deri në 76 cm në disa zona. Stuhitë e fuqishme përfshinë Karaibet, 5 vjet pasi vendi u shkatërrua nga Uragani Maria, që solli blackout-in më të keq në historinë e Amerikës.

Edhe sot është regjistruar e njëjta gjë, pasi zyrtarët thonë se mund të duhen ditë për rikthimin e energjisë elektrike dhe 3.3 milionë banorë, mund të mbetet pa drita për ditë të tëra, në izolim total.

A2 CNN Livestream

Dita jonë