Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

FOTO| Ushtria shqiptare gati për “Defender Europe 2023”

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 10:17 | Fotolajme

Në përfundim të Stërvitjes certifikuese të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, “Biza ‘22” u organizua në poligonin kombëtar të Bizës Dita e Vizitorëve të Shquar. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij, shprehu vlerësimet dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin me sukses të kësaj stërvitjeje, që siç tha ai konsiderohet si një prej arritjeve më domethënëse të Forcave të Armatosura, certifikimit të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë sipas standardeve të NATO-s.

“Kërkesa e Aleancës për certifikimin dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë të forcave të saj, bëhet edhe më “imediate” sot në realitetin e ri të sigurisë, të cenuar rëndë pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Mbrojtja e territoreve të Aleancës është detyra parësore e jona dhe aleatëve tanë, një detyrë të cilën, nuk na lejohet të mos e përmbushim”, u shpreh ministri Peleshi, ndërsa falenderoi aleatin  strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen.

Ministri i Mbrojtjes tha se, “puna e palodhur e disa ekipeve të Gardës së Neë Jersey, por edhe atashimi pranë GBKL (Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë) të një strukture speciale amerikane, SFAB (Special Force Assistance Brigade), bënë të mundur realizimin e objektivit tonë në një kohë pothuaj rekord”.

Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi foli edhe për sfidat që i presin Forcat e Armatosura në të ardhmen e afërt. “Dua të inkurajoj Forcat tona të Armatosura, që me përgjegjësi dhe profesionalizëm, të angazhohen në realizimin e stërvitjeve kombëtare dhe atyre të përbashkëta të planëzuara me NATO-n dhe me Komandën Amerikane në Evropë (USAREUR).

Sfida e radhës është padyshim stërvitja “Defender Europe 2023”. Në vijim të suksesit të Defender Europe 21, në këtë stërvitje, në vendin tonë do ngrihet Brigada Ndërkombëtare,  pjesë e “Task Force South”, me kontribute nga vendet e Iniciativës “SHBA-Karta e Adriatikut”.

Më lejoni të rikonfirmoj angazhimin tonë në misionet NATO në Kosovë (KFOR), Letoni (eFP), Irak, si edhe në misione të drejtuara nga OKB (Sudani i Jugut) dhe Bashkimi Evropian (EUFOR), BiH). Viti 2023 do të jetë një vit sfidues për Forcat tona të Armatosura, të cilat do të duhet, që krahas rritjes së prezencës në misionet aktuale, të marrin pjesë edhe në operacionet detare  “FOCOPS” dhe “Agean Sea” me një anije të klasit Iliria”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë iu nënshtrua vlerësimit operacional, sipas sistemit “Combat Readiness Evaluation” (CREVAL) të NATO-s në stërvitjen certifikuese “Biza 22”, duke marrë kështu certifikimin si “Combat Ready”.

Në Ditën e Vizitorëve të Shquar, me rastin edhe të kësaj arritjeje, morën pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji, ambasadorë të huaj të akredituar në Shqipëri, deputetë të Komisionit parlamentar të Sigurisë, si dhe atashe të vendeve aleate.

A2 CNN Livestream

Dita jonë