Konfindustria: Deri në 20% e familjeve harxhojnë më shumë se 800 kwh në dimër, të rritet fasha në 1200 kwh

Publikuar më: 20/9/2022, ora 11:03

Konfindustria: Deri në 20% e familjeve harxhojnë më shumë se 800 kwh në dimër, të rritet fasha në 1200 kwh

Publikuar më: 20/9/2022, ora 11:03

Konfindustria i kërkon qeverisë të rishikojë fashën e konsumit të energjisë prej 800 kwh. Kjo fashë tejkalohet nga 13-20% e familjeve në muajt e dimrit.

Për t’i ardhur në ndihmë këtyre familjeve, Konfindustria propozon një kufi prej 1200 kwh mbi të cilën çmimi të rritet. Rritja e energjisë do të prekë familjet dhe kjo goditje do të përkthehet në më pak konsum sipas Konfindustrias.

Në shënimin për qeverinë, Konfindustria parashtron se Shqipëria ka pavarësi energjetike në 75% të kërkesave të saj, por varësia nga kushtet të motit bën që të ketë vështirësi. Problem mbeten humbjet në rrjet që tejkalojnë 120 milionë euro në vit, si dhe mosvënia në funksion të TEC-it të Vlorës.