Makina që synon të bëhet më e shpejta në botë

Publikuar më: 20/9/2022, ora 10:27

Makina që synon të bëhet më e shpejta në botë

Publikuar më: 20/9/2022, ora 10:27

Hennessey Venom F5 synon të bëhet makina më e shpejtë e serisë që është prodhuar ndonjëherë me projektin e saj për të arritur 539 kilometra në orë.

Prodhuesi amerikan i makinave është gati të konkurrojë për këtë titull sipas rregullave që parashikon libri i rekordeve Guinness.

Makinës i duhet të bëjë dy xhiro shumë të shpejta, të cilave iu përllogaritet mesatarja.

Aktualisht, titullin e makinës më të shpejtë të serisë e mban Koenigsegg’s Agera RS, e cila në vitin 2017 arriti 447 km në orë.

Hennessey ka mundësinë që ta thyejë këtë rekord falë motorin të tij 6.6 litërsh biturbo V8 që prodhon 1817 kuaj fuqi.