Ndjekje si në filma, të rinjtë vjedhin Benzi-n dhe shkaktojnë kaos

Publikuar më: 20/9/2022, ora 09:59

Ndjekje si në filma, të rinjtë vjedhin Benzi-n dhe shkaktojnë kaos

Publikuar më: 20/9/2022, ora 09:59

Kaosi ka pushtuar rrugët në Brisbane pasi policia iu vu nga pas një Mercedes Benz-i të vjedhur. Pamjet e kapura nga një helikopter tregojnë një makinë të bardhë luksoze, e cila lëviz me shpejtësi të lartë në një autostradë përpara se të përfundonte në parkimin e një qendre tregtare.

Policia e Queensland konfirmoi se dy të rinj janë arrestuar pasi makina u kap në qendrën tregtare. Autoritetet policore kanë bërë të ditur se ishin vënë në gjurmët e autorëve prej dy ditësh, pasi ata kishin publikuar në internet të gjitha shkeljet e tyre.

Në këta aksion u përplas edhe një makinë policie, por fatmirësisht në fund askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje.