Nikolla pret Konjufcën, kryeparlamentari i Kosovës kërkon koordinim për qëndrimet ndaj Serbisë

Publikuar më: 20/9/2022, ora 16:46

Nikolla pret Konjufcën, kryeparlamentari i Kosovës kërkon koordinim për qëndrimet ndaj Serbisë

Publikuar më: 20/9/2022, ora 16:46

Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës firmosën një memorandum bashkëpunimi me qëllim koordinimin e punës mes dy institucioneve, gjatë vizitës në Tiranë të kryeparlamentarit të Prishtinës.

Një mesazh në të cilin vuri theksin edhe homologia e tij, Lindita Nikolla, në konferencën e përbashkët për shtyp.

Kryeparlamentari i Kosovës kërkoi koordimin mes vendeve edhe sa i takon qëndrimit që dy shtetet shqiptare duhet të mbajnë ndaj Serbisë, e cila, sipas tij, me qasjen armiqësore në raport me Kosovën, përbën një rrezik për rendin dhe sigurinë në rajon. 

Me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë është parashikuar që të mbahet një mbledhje e përbashkët e të dy kuvendeve.