Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama: Dikur mbahej radhë për një shishe qumësht, sot shikoni makinat në rrugë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 09:21 | Aktualitet
Rama: Dikur mbahej radhë për një shishe qumësht, sot shikoni

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka arritur më shumë se çdo vend tjetër i Europës në 30 vitet e fundit, krahasuar me gjendjen që kishte vendi, pasi doli nga diktatura komuniste.

I pyetur në një intervistë me “Der Spiegel” pse vendi nuk po bën ende ndonjë përparim të rëndësishëm me reformat, 30 vjet pas përfundimit të diktaturës, Rama tha: “Këtu duhet të bëjmë shumë gjëra që nuk i kemi pasur kurrë. Shqiptarët nuk kanë pasur kurrë një gjyqësor të pavarur nga politika. Nuk kemi pasur kurrë një shtet me traditë solide. Në fund të fundit, ne ishim një diktaturë e izoluar, Koreja e Veriut e Evropës, ku ishte ende e rrezikshme të dëgjoje "Beatles" në fund të viteve 1980. Prandaj pretendoj se në terma absolutë kemi arritur në këto 30 vite më shumë se çdo vend tjetër në Evropë. Imagjinoni ku ishim në fund të diktaturës, jepeshin katër kilogramë mish për familje në muaj. Në orën një të mëngjesit, njerëzit viheshin në radhë për një shishe qumësht. Dhe shikoni numrin e madh të shqiptarëve që pushojnë sot jashtë vendit apo makinat në rrugë”.

Der Spiegel: “Ne shohim shumë makina të reja, përfshirë një numër të madh Mercedesësh të zinj. Në të njëjtën kohë, pesë për qind e shqiptarëve ende nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Mbi të gjitha, kjo duket si një pabarazi e madhe”.

Edi Rama: “Nuk po vdes askush këtu, por sidoqoftë ka varfëri. Deri tani nuk kemi arritur ta fusim ekonominë tonë në rrugën e duhur. Shumica e transaksioneve ende shlyhen me para në dorë. Emigrantët dërgojnë para nga e gjithë bota dhe legalizimi i këtyre parave është një sfidë për ne edhe nëse ato nuk vijnë nga aktiviteti kriminal”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë