Rama: Muxhahedinët nuk do të largohen, krenarë që e kemi traditë të strehojmë njerëzit në rrezik

Publikuar më: 20/9/2022, ora 09:01
DdljPMJVAAEXIGO 1080x720

Rama: Muxhahedinët nuk do të largohen, krenarë që e kemi traditë të strehojmë njerëzit në rrezik

Publikuar më: 20/9/2022, ora 09:01

Kryeministri Edi Rama tha se nuk është dakord që anëtarët e opozitës iraniane në ekzil, muxhahedinët, të largohen nga Shqipëria, pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë.

Në një interviste për gazetën gjermane “Der Spiegel”, Rama tha se Shqipëria e ka traditë mikpritjen e njerëzve që janë në rrezik.

“Sfondi i sulmit është, me sa duket, prania e disa mijëra anëtarëve të opozitës iraniane, të cilët po punojnë aktivisht për ndryshimin e regjimit në Iran dhe po bashkëpunojnë me SHBA, të ashtuquajturit Muxhahedinë të Popullit (MEK). Në vitin 2013, vendi juaj pranoi MEK-un nga Iraku me kërkesë të Uashingtonit. Do të parapëlqenit që të largoheshit sot nga ky grupim?”, u pyet Rama nga gazetarët gjermanë.

“Jo, Shqipëria ka një traditë për t’u krenuar për të strehuar njerëzit në rrezik. Dhe aleanca jonë strategjike me SHBA-në nuk mund të nënkuptojë thjesht se Uashingtoni ka gjithmonë mbështetjen tonë. Ndonjëherë duhet ta ndihmojmë edhe SHBA-në. Shqiptarët u detyrohen shumë amerikanëve”, u përgjigj ai.

Kryeministri shpjegoi edhe një herë se si arriti vendi të shpëtojë të dhënat. “Irani sulmoi vendin tonë me një sulm masiv kibernetik. Qëllimi ishte të shkatërroheshin të gjitha shërbimet digjitale të qeverisë që ne kemi ndërtuar me shumë mund përgjatë shumë viteve. Falë specialistëve tanë të IT-së, ekspertëve nga Microsoft dhe qeveria amerikane, ne arritëm të zvogëlojmë dëmin”.