Referendumet për bashkimin me Rusinë, Putin shtyn për nesër fjalimin e tij drejtuar kombit

Publikuar më: 20/9/2022, ora 22:54
200701 russia vote mc 12182 1012x720

Referendumet për bashkimin me Rusinë, Putin shtyn për nesër fjalimin e tij drejtuar kombit

Publikuar më: 20/9/2022, ora 22:54

Vendimi i forcave filo-ruse në Ukrainë për të deklaruar referendumin për bashkimin me Rusinë në rajonet e Khersonit, Luhanskut, Donjetskut dhe në Zaporizhzhia, sipas analistëve, është një tentativë e Vladimir Putin për të ndryshuar situatën kritike për ushtrinë e tij në terren, ku forcat e Kievit po shënojnë fitore të njëpasnjëshme, veçanërisht në zonën e Kharkivit.

Një vendim i tillë do të shënonte një acarim të mëtejshëm të situatës, me Rusinë që do të kishte justifikimin ndaj popullit të tij për të thirrur angazhimin e plotë të popullsisë në atë që do të shndërrohej në luftë të hapur dhe jo më në një “operacion special”, siç cilësohet ende zyrtarisht nga Moska.

Gjatë pasdites, u përhap lajmi që presidenti rus, ndoshta së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Sergei  Shoigu, do të mbanin një fjalim të drejtuar kombit rus, ku me shumë mundësi do të deklaronin mbështetjen e Kremlinit ndaj referendumeve.

Një kanal shtetëror si Russia Today kishte shpërndarë në Twitter edhe orarin, në 20:00, momenti më i ndjekur i ditës. Por tashmë ai orar ka kaluar, postimi në Twitter i RT është zhdukur, dhe burime të tjera e shtyjnë për ditën e nesërme fjalimin e shumëpritur.

Reagimet ndërkombëtare ndaj lajmit të referendumeve për bashkim kanë qenë të shumta, ashtu si dhe mesazhet që i dënojnë ato. “Nuk do të njohim kurrë përpjekën e Rusisë për të legjitimuar pushtimin e saj ilegal të territoreve të Ukrainës”, ishte mesazhi i presidentes së Këshillit Europian, Von der Leyen, e pasur nga kancelari gjerman Sholz dhe presidenti francez Macron, dhe sekretarit të NATO, Stoltenberg.