Reforma territoriale, KLSH dhe Ministria e Brendshme, dy realitete për financat e bashkive

Publikuar më: 20/9/2022, ora 20:07

Reforma territoriale, KLSH dhe Ministria e Brendshme, dy realitete për financat e bashkive

Publikuar më: 20/9/2022, ora 20:07

Komisioni i Posaçëm i reformës territoriale vijoi me dëgjesat nga përfaqësues të institucioneve në vend edhe pse mazhoranca socialiste e ka bërë të qartë se nuk do të bëjnë asnjë ndryshim nga harta e vitit  2014.

Përballë anëtarëve të komisionit, ishte përfaqësuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili nënvizoi se pas ndarjes së fundit administrative, ndërhyrjet e qeverisë qendrore kanë destabilizuar të ardhurat e bashkive, duke cenuar rëndë autonominë e financave të njësive vendore.

Por një realitet shumë ndryshe për financat e qeverisjes vendore solli ministria e brendshme dhe ajo e financave që me anë të përfaqësuesve të tyre nënvizuan se ka një shtim të buxhetit të pushtetit lokal dhe se asnjë prej bashkive nuk ka falimentuar.

Demokratët nuk pranuan që të shtyhet afati i komisionit të reformës territorial, ndaj në 30 shtator do të kenë gati në tavolinë draftin me propozimet për një ndarje të re administrative të vendit.