Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sekretari Blinken ndërmjetëson armëpushimin mes dy vendeve të përfshira në luftë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 07:25 | Bota
Sekretari Blinken ndërmjetëson armëpushimin mes dy vendeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi një takim me ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e brishtë midis dy vendeve ish-sovjetike pas shpërthimit të luftimeve më të ashpra në më shumë se dy vjet.

Blinken bashkoi ministrin e Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan, si dhe ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, në një hotel në Nju-Jork, në prag të fillimit të takimit të përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ky ishte takimi i parë ballë për ballë i dy diplomatëve që nga shpërthimi i luftimeve javën e kaluar, në të cilat u vranë më shumë se 200 ushtarë.

“Ne jemi të inkurajuar nga fakti që luftimet kanë pushuar dhe nuk ka pasur një rifillim të bombardimeve. Angazhimi i fortë dhe i qëndrueshëm diplomatik është rruga më e mirë për të gjithë. Ka një rrugë drejt paqes së qëndrueshme dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve", tha Blinken.

Takimi u mbajt vetëm një ditë pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Armeninë dhe dënoi sulmet e Azerbajxhanit, duke shkaktuar reagime nga zyrtarët në Baku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë