Sulmet kibernetike nga Irani, Shtuni: Do të kërkojë kohë dhe kosto të lartë për t’u ndrequr

Publikuar më: 20/9/2022, ora 20:28
shtuni 1280x720

Sulmet kibernetike nga Irani, Shtuni: Do të kërkojë kohë dhe kosto të lartë për t’u ndrequr

Publikuar më: 20/9/2022, ora 20:28

Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni, deklaroi në “Debat nga Alba Alishani”, në A2 CNN, se sulmet kibernetike të ndërmarra nga Irani kanë cenuar “ndjeshëm” sigurinë kombëtare dhe se do të kërkojnë “kohë dhe kosto të lartë” për t’u ndrequr.

“Është cenuar ndjeshëm siguria kombëtare. Ky sulm ka ekspozuar dobësi sistemore, mangësi periferike dhe dobësi thelbësore në menaxhimin e sigurisë digjitale në shtet. Agresioni që është në vijim është kërcënim i shumëfishtë për rendin publik dhe qasjen e sigurt të njerëzve në shërbimet publike. Është një gjë kur informacionet rrjedhin dhe tjetër gjë kur të dhënat bëhen të aksesueshme nga gjithkush që ka internet. Do të kërkojë kohë dhe kosto të lartë për t’u ndrequr”, tha Shtuni.

Në lidhje me vendimin e prokurorisë që të ndalohet publikimi i informacioneve nga mediat, Shtuni tha: “Këto urdhëresa janë në dorë të gjykatave dhe jo prokurorive. Gjithsesi, mendoj se mediat duhet të tregojnë përgjegjshmëri për pasojat që vijnë nga publikimi i informacioneve, si për individë të veçantë, ashtu edhe për institucione”.