Të zhurmshëm dhe të pabindur, policia arreston 6 të rinj në Tiranë

Publikuar më: 20/9/2022, ora 11:16
policia naten lokal arrestim plagosje 1203x720

Të zhurmshëm dhe të pabindur, policia arreston 6 të rinj në Tiranë

Publikuar më: 20/9/2022, ora 11:16

Policia ka vënë në pranga 6 të rinj në kryeqytet, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në një njoftim të policisë, raportohet se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.