Tifozët e Juves nuk përmbahen, komunikatë e ashpër kundër Bonuccit

Publikuar më: 20/9/2022, ora 22:10
bonucci 1

Tifozët e Juves nuk përmbahen, komunikatë e ashpër kundër Bonuccit

Publikuar më: 20/9/2022, ora 22:10

“Po shikojmë skena të pakuptueshme dhe qesharake, të ideuara nga ai që mbahet si lider, por që sillet si viktimë. Bonucci nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë lider”.

Ultrasit e Juventusit dalin kundër kapitenit të skuadrës së tyre dhe këtë gjë e bëjnë me një komunikatë shumë të fortë të postuar në rrjetet sociale.

“Të dërgosh lojtarët profesionistë përballë tifozëve që po i vërshëllejnë, që këta futbollistë të sillen si viktima, është absurd. Rezultati nuk është tjetër veçse krijimi i një grupi të dobët dhe të mbushur me negativitet. Krijohet pikërisht e kundërta e asaj që duhet në nivelet e larta të një sporti ekipor. Kushedi se me kë flasin këta futbollistë dhe kushedi se kush i thotë që të bëjnë të tilla gjëra. Po i bëni dëm vetes më shumë se kushdo trajner apo drejtues i paaftë”, lexohet më tej në komunikatë.

Në përfundim të ndeshjes Monza-Juve, të përfunduar me fitoren 1-0 të vendasve, lojtarët bardhezinj, të udhëhequr nga Leonardo Bonucci, shkuan te tifozët e tyre të acaruar dhe qëndruan të heshtur, ndërkohë që vërshëlleheshin dhe ofendoheshin nga fansat juventinë.