Vuçiç tregon dokumentin që refuzoi: Nuk do të lejojmë që Kosova të bëhet pjesë e OKB

Publikuar më: 20/9/2022, ora 08:09

Vuçiç tregon dokumentin që refuzoi: Nuk do të lejojmë që Kosova të bëhet pjesë e OKB

Publikuar më: 20/9/2022, ora 08:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përsëriti edhe njëherë qëndrimin se Beogradi nuk do të pranojë kurrë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Vuçiç pranon se Serbia do të ketë pasoja në të dyja rastet nëse e pranon ose refuzon që Kosova të anëtarësohet në OKB, por se ndonjëherë duhen ndërmarrë vendime.

“Nëse ne pranojmë, nuk do të na largoni ndonjëherë nga OKB. Nëse nuk pranojmë, ne do të izolohemi. Gjithçka ka pasojat e veta”, tha Vuçiç.

Më tej, presidenti serb tregon se gjatë vizitës në Beograd të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, atij iu ofrua një dokument, por ai refuzoi që ta pranonte.

“Të them se gjithçka e publikuar është e saktë, nuk mundem. Nuk më kujtohet gjithçka që ishte shkruar në ato katër faqe. E kam ditur se nuk duhej ta pranoja atë dokument”, shtoi Vuçiç, duke thënë se pala serbe nuk e ka nxjerrë në publik këtë dokument.