Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

AKU: Mos konsumoni këto salsiçe, është konstatuar bakteri që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 11:03 | Aktualitet
AKU: Mos konsumoni këto salsiçe, është konstatuar bakteri

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se një sasi e konsiderueshme salsiçesh, të markës “Wudy Aia” kanë rezultuar me prani të një bakteri të dëmshëm për njeriun.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy me numra lotesh dhe data skadencash si më poshtë:

1. Emri i Produktit: WUDY 1KG MAXIPAC;

a. LOT: 1798614;  Datë Skadence: 20/09/2022;

b. LOT: 1803199;  Datë Skadence: 21/09/2022;

c. LOT: 1820077;  Datë Skadence: 29/09/2022;

d. LOT: 1820665;  Datë Skadence: 30/09/2022;

e. LOT: 1825669;  Datë Skadence: 03/10/2022;

f. LOT: 1839979;  Datë Skadence: 10/10/2022;

g. LOT: 1846239;  Datë Skadence: 12/10/2022;

h. LOT: 1860349;  Datë Skadence: 19/10/2022;

i. LOT: 1869650;  Datë Skadence: 24/10/2022;

j. LOT: 1877305;  Datë Skadence: 27/10/2022;

k. LOT: 1877867;  Datë Skadence: 28/10/2022;

l. LOT: 1896612;  Datë Skadence: 04/11/2022;

m. LOT: 1911738;  Datë Skadence: 14/11/2022;

n. LOT: 1940129;  Datë Skadence: 24/11/2022.

2. Emri i Produktit: WUDY 250GX15 EST;

a. LOT: 1798031;  Datë Skadence: 19/09/2022;

b. LOT: 1810919;  Datë Skadence: 27/09/2022;

c. LOT: 1830837;  Datë Skadence: 05/10/2022;

d. LOT:  1843621;  Datë Skadence: 11/10/2022;

e. LOT:  1857209;  Datë Skadence: 17/10/2022;

f. LOT:  1883993;  Datë Skadence: 31/10/2022;

g. LOT:  1900782;  Datë Skadence: 08/11/2022;

h. LOT:  1911205;  Datë Skadence: 12/11/2022;

i. LOT:  1945455;  Datë Skadence: 26/11/2022;

j. LOT:  1947706;  Datë Skadence: 29/11/2022.

3. Emri i Produktit: WUDY FORM.150GXEST;

a. LOT: 1798614;  Datë Skadence: 20/09/2022;

b. LOT: 1817490;  Datë Skadence: 28/09/2022;

c. LOT: 1830273;  Datë Skadence: 04/10/2022;

d. LOT: 1839009;  Datë Skadence: 07/10/2022;

e. LOT: 1852306;  Datë Skadence: 14/10/2022;

f. LOT: 1873728;  Datë Skadence: 26/10/2022;

g. LOT: 1888241;  Datë Skadence: 02/11/2022;

h. LOT: 1852306;  Datë Skadence: 14/10/2022;

i. LOT: 1906129;  Datë Skadence: 10/11/2022;

j. LOT: 1929757;  Datë Skadence: 22/11/2022;

k. LOT: 1947696;  Datë Skadence: 29/11/2022.

4. Emri i Produktit: WUDY GR.250 X EST.;

a. LOT: 1810361;  Datë Skadence: 26/09/2022;

b. LOT: 1825669;  Datë Skadence: 03/10/2022;

c. LOT: 1843621;  Datë Skadence: 11/10/2022;

d. LOT: 1852807;  Datë Skadence: 15/10/2022;

e. LOT: 1869109;  Datë Skadence: 22/10/2022;

f. LOT: 1877305;  Datë Skadence: 27/10/2022;

g. LOT: 1902500;  Datë Skadence: 09/11/2022;

h. LOT: 1936492;  Datë Skadence: 23/11/2022;

i. LOT: 1945455;  Datë Skadence: 26/11/2022.

5. Emri i Produktit: WUDY SNACK 100GX35;

a. LOT: 1952362;  Datë Skadence: 20/11/2022.

"Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!", thotë AKU.

Sipas shpjegimit të faqen zuyrtare të Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive, CDC, listerioza është një sëmiundje e rëndë infektive, që shkaktohet nga bakteri që raportohet që gjendet në salsiçet e lartpërmendura.

Personat më të prekshëm janë gratë shtatzëna, të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar. Për personat e kategorive të tjera, infektimi dhe sëmundja është e rrallë. Por për personat e kategorive më vulnerabël, infeksioni mund të shkaktojë probleme në tru, si meningit apo encefalit. Gjithashtu, mund të preken edhe pjesë të tjera të trupit, si kockat, nyjet dhe kraharori.

A2 CNN Livestream

Dita jonë