Asnjë viktimë nga koronavirusi, 95 raste të reja

Publikuar më: 21/9/2022, ora 19:25
koronavirusi shqiperi 1280x720

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 95 raste të reja

Publikuar më: 21/9/2022, ora 19:25

Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë.  Ministria e Shëndetësisë njofton se 95 qytetarë kanë rezultuar të infektuar në 702 testime.

Në të gjithë vendin janë 831 qytetarë aktivë me Covid 19. Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

21 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 702 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 9 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, Elbasan, Berat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Roskovec, Patos, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Vorë, Mat, Vlorë, Pogradec.

Janë 831 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,244 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 95
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 702

Testime totale 1,976, 414
Raste pozitive 330,664
Raste të shëruara 326,244
Raste Aktive 831
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 402
Shkodër 96
Elbasan 72
Fier 63
Vlorë 51
Durrës 40

Gjirokastër 27
Korçë 21
Lezhë 21
Dibër 19
Berat 18
Kukës 1.