Bashkëpunëtorët e ish-sigurimit, “ligjet” në parim pro nismave të PS e Alibeajt, debate mes opozitës

Publikuar më: 21/9/2022, ora 18:53

Bashkëpunëtorët e ish-sigurimit, “ligjet” në parim pro nismave të PS e Alibeajt, debate mes opozitës

Publikuar më: 21/9/2022, ora 18:53

Kuvendi nisi shqyrtimin njëherësh të dy nismave për bashkëpunëtorët të ish-sigurimit të shtetetit të depozituara në Kuvend nga mazhoranca socialiste dhe demokrati Enkelejd Alibeaj. Flamurtar i këtij propozimi deri tani, Taulant Balla ia kishte deleguar prezantimin e nismës kryetares së Komisionit të Ligjeve.

Drafti i PS synon të heqë pengesën ligjore që nuk lejon rikontrollimin e atyre që kanë një certifikatë pastërtie nga komisionet Bezhani-Mezini. Ndërsa Alibeaj kërkon deklasifikimin dhe hapjen totale të dosjeve të ish-Sigurimit.

Mes dy grupeve nismëtare nuk pati debate. Diskutimet u përqendruan më shumë në krahun e opozitës.

Demokrati Bylykbashi kundërshtoi të dyja palët duke propozuar një zgjidhje të tretë. Kundër ishte edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Komisioni miratoi në parim të dyja nismave, por atë të Alibeajt vendosi ta bashkojë me projektligjit. Për informacionin e klasifikuar që vazhdon të jetë në diskutim në komisionet parlamentare.