Bashkitë “zhyten” në borxhe, faturat arrijnë në 60 milionë euro, Kavaja e Belshi rrezikojnë falimentin

Publikuar më: 21/9/2022, ora 16:33
DETYRIMET E PRAPAMBETURA TE BASHKIVE frame 2640 1280x720

Bashkitë “zhyten” në borxhe, faturat arrijnë në 60 milionë euro, Kavaja e Belshi rrezikojnë falimentin

Publikuar më: 21/9/2022, ora 16:33

Zinxhiri i faturave të pashlyera nga bashkitë ndaj kompanive publike e private si apo individëve po vijon të zgjatet.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, vlera e detyrimeve të prapambetura të pushtetit vendor në qershor arriti në 7 miliardë lekë, apo 60 milionë euro, duke vijuar trajektoren rritëse krahasuar me fund-vitin e shkuar.

Shumica e borxheve të akumuluara lidhen me para’ të papaguara për investime, vendime gjyqësore apo shërbime, përfshirë edhe energjinë elektrike, ndërsa bashkitë, kryesisht të vogla, me borxhet më të mëdha janë Kavaja, Vora, Pogradeci dhe Belshi.

Po sa e mundur është vendosja e administratorëve në bashkitë në situatë tejet të vështirë financiare, shumë afër falimentit.

Sipas Agron Haxhimalit, ekspert i pushtetit vendor, “çështja në këtë rast nuk lidhet aq me reformën territoriale, i vetmi argument pengues është fakti që pas 6 muajsh kemi zgjedhjet vendore”.

 Ndër bashkitë që kanë një vlerë më të ulët borxhi por që sërish mbetet problematik, janë Lezhë, Kamzë, Cërrik, Kuçovë, Durrës, Dibër, Fier e Devoll.