Borrell takon liderët e Ballkanit, premton ndihmë për furnizimin me energji elektrike

Publikuar më: 21/9/2022, ora 08:01
Screenshot 3 14

Borrell takon liderët e Ballkanit, premton ndihmë për furnizimin me energji elektrike

Publikuar më: 21/9/2022, ora 08:01

Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, zhvilloi një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor ku ishin të pranishëm kryeministri Rama, presidentja e Kosovës, Osmani, presidenti Vuçiç, kryeministri në largim i Malit të Zi, Abazoviç etj.

Diskutimet mes liderëve u fokusuan te lufta në Ukrainë dhe ndikimin që ajo ka sjellë në ekonominë e botës dhe rajonit tonë.

Në njoftimin e Brukselit zyrtar shkruhet se Borrell iu shprehu angazhimin liderëve të Ballkanit se BE-ja do të jetë krah tyre në përballimin e krizave që ka sjellë lufta në Ukrainë.

“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të qëndrojnë së bashku në përballje me sfidat që sjell lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës në nivel botëror. BE-ja përfshin Ballkanin Perëndimor në nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës”, shkruhet në njoftim.

Gjithashtu, Borrell diskutoi me liderët e Ballkanit se si do të mund të adresojnë së bashku pasojat dëmtuese të kësaj lufte mbi çmimet e ushqimit dhe energjisë dhe të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë dhe botë.

Borrell u ka premtuar shteteve të Ballkanit Perëndimor se blloku evropian do t’i ndihmojë për të rritur sigurinë energjetike dhe për të adresuar kërcënimet hibride, përfshirë ato kibernetike.