Cristiano tregon ambicien e tij në periudhën afatshkurtër

Publikuar më: 21/9/2022, ora 20:12
cristiano united 1080x720

Cristiano tregon ambicien e tij në periudhën afatshkurtër

Publikuar më: 21/9/2022, ora 20:12

Pavarësisht viteve të fundit që kanë qenë të vështira, Cristiano Ronaldo ka ambicie të mëdha për të ardhmen.

37-vjeçari portugez është shprehur se qëllimi i tij është që të luajë “Botërorin e vitit 2022 dhe Evropianin e vitit 2024”.

“Jam shumë i motivuar dhe kam shumë ambicie”, deklaroi portugezi, i cili mori çmimin e golashënuesit më të mirë nga Federata Portugeze e Futbollit.

Cristiano ka luajtur 189 ndeshje në karrierë me përfaqësuesen e vendit të tij dhe mban rekordin e golave me kombëtaret (117). Nëse do të grumbullohet për Botërorin e Katarit, do të luajë turneun e tij të dhjetë ndërkombëtar.