Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Drejtuesit e Bayern kritikojnë trajnerin… për veshjet

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 18:37 | Futboll

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar se drejtuesit e Bayern Munchen janë shumë të pakënaqur me trajnerin e ekipit, Julian Nagelsmann, por jo për rezultatet negative në kampionat.

Shkaku i pakënaqësive është mënyra se si vishet tekniku i ri gjatë ndeshjeve.

“Futbolli nuk është pasarelë”, kanë thënë burime anonime për gazetën. Drejtuesve nuk i pëlqejnë veshjet ekstravagante dhe me ngjyra, që tërheqin vëmendjen.

Kjo nuk është hera e parë që Nagelsmann “pushton” gazetat me tema që nuk kanë lidhje me futbollin. Disa muaj më parë, u publikua lidhja e tij intime me gazetaren e “Bild” që mbulonte Bayern Munchen. Kjo gjë bëri që gazetarja të hiqej nga sporti dhe të mbulonte kronikën në këtë gazetë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë