Kërcënimi bërthamor i Putinit, NATO: Retorikë e rrezikshme

Publikuar më: 21/9/2022, ora 23:09
stoltenberg 1280x720

Kërcënimi bërthamor i Putinit, NATO: Retorikë e rrezikshme

Publikuar më: 21/9/2022, ora 23:09

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, reagoi ndaj kërcënimit bërthamor të Presidentit rus, Vladimir Putin, duke thënë se kjo është një retorikë tepër e rrezikshme.

Duke paralajmëruar pasoja të rënda për Rusinë, kreu i aleancës ushtarake tha se gjithçka është gati për reagim, veçanërisht në kahun lindor, për shmangur llogaritë e gabuara.

“Kjo është një retorikë bërthamore e rrezikshme dhe e pamatur. Kjo nuk është diçka e re. Ai e ka bërë shumë herë më parë. Ai e di shumë mirë se një luftë bërthamore nuk duhet të bëhet kurrë dhe nuk fitohet dot, dhe do të ketë pasoja të paprecedenta për Rusinë. Për këtë arsye, NATO ka rritur gjithashtu praninë e saj ushtarake, veçanërisht në pjesën lindore të aleancës, për të hequr çdo hapësirë për llogaritje të gabuara dhe keqkuptime në Moskë”, tha Stoltenberg.