Lajmi i keq për Milanin, dëmtohet Theo Hernandez, rrezikon Chelsea dhe Juventus

Publikuar më: 21/9/2022, ora 12:05
Theo Hernandez Milan Shpejtësia 93 1024x576

Lajmi i keq për Milanin, dëmtohet Theo Hernandez, rrezikon Chelsea dhe Juventus

Publikuar më: 21/9/2022, ora 12:05

Një lajm i keq vjen për Stefano Piolin nga kombëtarja franceze. Theo Hernandez është dëmtuar në stërvitjen me Gjelat dhe rrezikon të mungojë 3 deri në 4 javë.

Siç raportohet në media, francezi për shkak të një problemi në këmbën e tij të djathtë, u detyrua të lërë grumbullimin dhe të rikthehet në Milano.

Krahu i majtë i mbrojtjes do të mungojë ndaj Empolit, por rrezikon që rikuperimi i tij të jetë dhe më i gjatë, pasi 24-vjeçari mund të mungojë edhe në sfidat ndaj Chelsea në Champions League dhe Juventusit në Kampionat, dy ndeshje vendimtare për kuqezinjtë.

Nga ana tjetër, tekniku Italian ka rifituar mbrojtësin Davide Calabria, i cili është rikuperuar tërësisht dhe është gati për të zbritur në fushë.