“Nga rritja e energjisë, preken 100 mijë familje”, Bejtja kundërshton Telitin: Rreth 45 mijë, dhe furnizimi do të sigurohet 100%

Publikuar më: 21/9/2022, ora 23:28
21 SHTATOR A2 BUSINESS P3 CL frame 38317 1280x720

“Nga rritja e energjisë, preken 100 mijë familje”, Bejtja kundërshton Telitin: Rreth 45 mijë, dhe furnizimi do të sigurohet 100%

Publikuar më: 21/9/2022, ora 23:28

Eksperti për Ekonominë në PD, Dorian Teliti, deklaroi në “A2 Business” se 80 deri në 100 mijë familje preken nga vendosja e fashës 800 mwh.

Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë, Ilir Bejtja, shifra e saktë është ndryshe.

“Për vitin 2021, 39 mijë abonentë konsumojnë më shumë se 800 kwh, që përbën 18,2% të konsumit total, dhe jo të gjithë me taksë të lartë, këto persona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen që të faturohen me 9.5 lekë. Në verë, është pak më shumë se 4% e fëmijëve, sot që flasim për 8-mujorin, janë rreth 45 mijë familjet që e tejkalojnë”, deklaroi ai.  

Por sipas Telitit, qeveria nuk konsideron efektin sezonal të faturave. “Faturat nuk vijnë vit për vit, por çdo muaj, dhe gjatë tre muajve të dimrit të ftohtë dhe dy të verës së ngrohtë, konsumi ngrihet deri në 100% sipas rasteve, ju siguroj që janë të paktën 100 mijë familje që do të preken, kur flisni për mesatare vjetore kemi të bëjmë me lojëra fjalësh”.

Argumenti i Telitit kundërshtohet nga Bejtja, që thotë se “konsumi që kemi në gusht arrihet në dimër vetëm në festat e fundvitit, ndërkohë që në dimër dhe në verë konsumi është pak a shumë i njëjtë”. Zëvendësministri deklaroi se “me parashikime konservatore, prodhimi i KESH-it dhe çmimet në tregun ndërkombëtar, bën që të mos parashikohen ndërprerje të energjisë, duke garantuar furnizimin e tregut me 100% të kërkesës”.

Ndërkohë për përfaqësuesin e biznesit, Sokol Kraja, masat që duhen të ndërmerren janë ulja  e konsumit, që po e bën e gjithë Europa, hapi i dytë incentivimi i gjithë bizneseve për panelet diellore, nga 1 megavat në 2 megavat, pa u bërë detyrimisht një prodhues i licensuar energjie, duke rritur kështu autosuficencën. Sistemi elektroenergjetik duhet të ndajë konsumatorët, shumë familje kanë shndërruar banesat në biznese”. Sipas ekspertes së ekonomisë Teuta Nunaj, “qeveria duhet të shkëpusë furnizimin e energjisë elektrike nga buxheti i shtetit, por edhe qytetarët duhet të kenë ndjeshmërinë e kursimit, ka shumë mënyra sesi mund të kursehet energjia elektrike”.