Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Promovon imoralitetin”, talibanët duan të ndalojnë TikTok-un

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 20:51 | Teknologji
“Promovon imoralitetin”, talibanët duan të ndalojnë

Talibanët kanë bërë të ditur se duan të ndalojnë TikTok-un për shkak se, sipas tyre, promovon imoralitetin.

Ministria e Telekomunikacionit në Afganistan tha se aplikacioni popullor, ashtu si videoloja PUBG, do të ndalohen së shpejti për përdoruesit afganë.

“TikTok-u shpërndan video me përmbajtje imorale dhe joislamike në një vend islamik dhe ne duhet ta bllokojmë për hir të rinisë sonë”, tha një zyrtar taliban për “Daily Mail”.

“Po i shkatërrojnë të rinjtë tanë me përmbajtjen perëndimore, që është kundër nesh”, shtoi zyrtari.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani