Pse janë shtrenjtuar apartamentet? Çmimet që dikur ishin luks, sot janë alternativa më ekonomike

Publikuar më: 21/9/2022, ora 15:13

Pse janë shtrenjtuar apartamentet? Çmimet që dikur ishin luks, sot janë alternativa më ekonomike

Publikuar më: 21/9/2022, ora 15:13

Çmimet e apartamenteve në Tiranë po rriten pavarësisht krizës. Këtë mund ta konfirmojë kushdo që është interesuar për të blerë apo për të marrë një shtëpi me qira. Reinaldo Pipiria, nga Shoqata e Agjentëve të Tregut Imobiliar e shpjegon këtë fenomen me kostot e shtuara të materialeve për objektet në ndërtim, ndërsa metri katror i banesave ekzistuese është shtrenjtuar për t’ iu përshtatur çmimeve të tregut.

Tashmë, pronat që shiten me çmime nga 900 deri në 1200 euro për metër katror, dikur një çmim për segmentin e luksit, sot janë alternativa më ekonomike për kryeqytetasit.

Në përgjigje të inflacionit të lartë, Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit. Kjo do të thotë se interesat e kredive janë sot më të kushtueshme dhe pritet të kenë efekt edhe në tregun imobiliar.

Agjentët pohojnë se pavarësisht rritjes së çmimeve apo normës së interesit, tregu po performon mirë. Të dhënat e një ankete të Bankës së Shqipërisë, megjithatë, flasin për më pak shitje pronash, ndërsa vetëm 1/3 e tyre blihen me anë të një kredie. Pjesa tjetër prej 70%, paguhen me para në dorë, kryesisht nga emigrantët dhe të huajt.