Real Madrid i vë syrin “Casemiros së ri”

Publikuar më: 21/9/2022, ora 17:18
joao gomes

Real Madrid i vë syrin “Casemiros së ri”

Publikuar më: 21/9/2022, ora 17:18

Real Madridi i ka vënë syrin një talenti të ri brazilian. Bëhet fjalë për mesfushorin e Flamengos, Joao Gomes, i cili është në agjendën e disa prej klubeve kryesore evropiane.

Për 21-vjeçarin po interesohen Liverpool dhe Manchester United, por sipas gazetarit argjentinas Martín Liberman, Real Madrid ka avantazh ndaj konkurrentëve dhe është pranë marrëveshjes me atë që konsiderohet si pasardhës i Casemiros.

“Kam informacione se Joao Gomes është shumë afër Real Madrid. Madrilenët do të paguajnë 30 milionë euro për të”, ka shkruar gazetari argjentinas në Twitter.