Rikthehet në detyrë gjyqtari që shpalli fajtor Saimir Tahirin

Publikuar më: 21/9/2022, ora 14:12
Rikthehet ne detyre gjyqtari qe shpalli fajtor Saimir Tahirin 1280x720

Rikthehet në detyrë gjyqtari që shpalli fajtor Saimir Tahirin

Publikuar më: 21/9/2022, ora 14:12

Kolegji i Posaçëm i Apelimit kthen në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme, Ardit Mustafaj. Me shumicë votash, Shkalla e Dytë e vetingut vlerësoi se vendimi i KPK për largimin nga sistemi të gjyqtarit Mustafaj, i marsit 2020, duhej ndryshuar.

Mustafaj ka qenë kryesues i trupit gjykues të Shkallës së Parë, që fajësoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për “shpërdorim të detyrës”.

Në vitin 2012, teksa ishte anëtar i Gjykatës për Krimet e Rënda, ai u kërcënua përmes një letre anonime, fakt për të cilin u mbajt në mbrojtje policore për disa vite në vijim.

Në shkallën e parë, komisionerët e vetingut vërejtën probleme në pasuritë e tij, në lidhje me disa hua, dhurata nga prindërit e bashkëshortes dhe paqartësi në shitjen e një godinë në Sarandë.