Rriten qiratë e shtëpive, çmime të larta dhe ofertë e kufizuar për studentët

Publikuar më: 21/9/2022, ora 12:42

Rriten qiratë e shtëpive, çmime të larta dhe ofertë e kufizuar për studentët

Publikuar më: 21/9/2022, ora 12:42

Studentët që nuk preferojnë ose nuk arrijnë të gjejnë një mundësi strehimi në konvikt, kërkojnë kryesisht në tre mënyra për një shtëpi me qira: Përmes njoftimeve në shtyllë, përmes publikimeve të përditësuara në faqe online dhe përmes gazetave fizike.

Sipas një ankete të Qëndresës Qytetare, më shumë se gjysma e studentëve në Universitetet e Tiranës jetojnë në shtëpi me qira. Duhet shumë fat për të gjetur banesë pranë fakulteteve. “Çmimet janë rritur gradualisht shumë”, thotë Arta Haxhiu, teksa merr një ofertë prej 250 eurosh në muaj për një banesë me qira pranë Fakultetit të Ekonomisë.

Çmimet e larta nuk janë pengesa e vetme. Dyndja e studentëve redukton dukshëm edhe ofertën për shtëpi me qira. Rritja e çmimeve, jo vetëm për qiratë, ka nxitur studentët të nënshkruajnë një peticion ku kërkojnë të bëhen pjesë e paketave të rezistencës, për të përfituar së paku 100 euro.