“Të premten negociata me ministren e Arsimit për kërkesat e pedagogëve”, Kovaçi: Nëse nuk reagon, bojkotojmë vitin e ri akademik

Publikuar më: 21/9/2022, ora 21:09
20 SHTATOR 2022 DEBAT REC P1 PGM frame 28355 1280x720

“Të premten negociata me ministren e Arsimit për kërkesat e pedagogëve”, Kovaçi: Nëse nuk reagon, bojkotojmë vitin e ri akademik

Publikuar më: 21/9/2022, ora 21:09

Të premten e 23 shtatorit është menduar një takim me ministren e Arsimit për të negociuar në lidhje me kërkesat e pedagogëve për rritjen e pagave. Konfirmimi erdhi në studion e Debatit në A2 CNN, nga kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, i cili u tregua skeptik në përmbushjen e kërkesave nga ana e qeverisë edhe pse sipas tij ato janë minimaliste.

“Është menduar një takim më 23, jemi në rakordime nuk jam i sigurt do të bëjmë rakordimet e fundit për të premten dhe do të shohim ofertën e Ministrisë së Arsimit. Oferta e Ministrisë së Arsimit do të jetë për disa nga pikat dytësore. Nuk mendoj që e ka kapacitetin për t’iu përgjigjur kërkesës së pedagogëve”.

Në rast të mos përmbushjes së kërkesave, Kovaçi paralëjmëroi mbajtjen e një proteste masive më 5 tetor në Tiranë dhe nëse qeveria nuk do të reagoi ai tha se më 17 tetor do të bojkotojmë vitin e ri akademik.

“Pas peticionit dhe protestës paralajmëruese të parë kemi protestën e dytë më 5 tetor para Politeknikut. Do të jetë protestë masive dhe shembullore për të treguar insistimin e kërkesave tona që janë bazike. I kemi përshtatur me situatën aktuale të krizës. Dhe nëse në 5 tetor nuk kemi reagim, më 17 tetor do të kemi bojkot të vitit të ri akademik”.

Duke i mëshuar faktit se kërkesat e tyre janë minimaliste përshtatur edheme krizën ekonomike, Kovaçi theksoi se me 15-20 mijë euro, qeveria i mbyll këto kërkesa, ndërsa shprehu keqardhje për deklaratat e kryeministrit.

“Keqardhje për deklarata e kryeministrit. Të çosh këtë buxhet ne Bruksel nuk do tu u besohet, për kërkimin shkencor kemi zero 0.04 % të GDP. Janë kërkesa minimaliste që nuk kanë pse të negociohen, në mënyrë që qeveria të ketë hapësira. Me 15 mijë-20 mijë qeveria i mbyll kërkesat tona”.

Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe pedagogu i Shkodrës Peter Saraçi dhe eksperti i Arsimit Ndriçim Mehmeti, pasi rrogat e pedagogëve janë rritur në 2004 dhe indeksimi i fundit i tyre në 2017-ën. Dhe në të dy herët janë rritur pas grevës së pedagogëve. Mehmeti u shpreh i revoltuar nga deklaratat e kreut të qeverisë në lidhje me kërkesat e pedagogëve.

“U revoltova nga deklarata e kryeministrit. Ai duhet të mendojë të na menaxhojë sa më mirë jetën. Që reforma nuk ka dhënë efektet e veta kush i ka fajet? Ke miratuar një ligj me kundërshtim të pedagogëve. Ai tha vetë që do rrisim pagat. Bibliotekën digjitale e premtoi ky ku janë? Kush i zhduku këto para? Vetëm bashkia e Tiranës për arsimin merr 35 milionë euro dhe ky thotë nuk i meritoni. Ne shyqyr që i kemi këta pedagogë dhe nuk po na ikin ti po e dëbon. Ti po i thua merr valixhen dhe ik”.

Saraçi bën përgjegjëse qeverinë edhe për uljen e cilësisë së arsimit, dhe ngre disa pikëpyetje.  

Nëse ka rënie të cilësisë fajtore është qeveria, ku ka përfunduar brain gain? Dhe fondi i ekselencës? Orët shtesë paguhen sipas VKM së 2009. Jo vetëm që paguhen me shifra qesharake por dy taksohen në fund të vitit dhe duhet të bëjnë deklarim”.  

Ata ndanë mendimin se peticioni për kërkesat e tyre është mbështetur masivisht nga pedagogët, por ka edhe një pjesë shumë të vogël të tyre që ndjehen të frikësuar.