“Të rrezikshme për shëndetin”, AKU për A2 CNN: Kush i ka konsumuar së fundmi salsiçet të shkojë te mjeku

Publikuar më: 21/9/2022, ora 14:49

“Të rrezikshme për shëndetin”, AKU për A2 CNN: Kush i ka konsumuar së fundmi salsiçet të shkojë te mjeku

Publikuar më: 21/9/2022, ora 14:49

Jeta Deda, drejtoreshë e AKU, foli për A2 CNN në Ditarin e mesditës për njoftimin e rëndësishëm të bërë këtë të mërkurë nga ky autoritetet për tërheqjen nga tregu të një sasie të konsiderueshme salsiçesh, të markës “Wudy Aia”, kanë rezultuar me prani të një bakteri të dëmshëm për njeriun.

Deda theksoi se kush ka blerë këto produkte gjatë kohëve të fundit duhet t’i kthejë te shitësi këto produkte. Ndërkohë, drejtoresha e AKU thekso se kush ka konsumuar këto produkte duhet të paraqitet te mjeku i familjes.

“Mbrëmjen e djeshme kemi marrë njoftimin nga sistemi i njoftimit të menjëhershëm për ushqimin, ku nuk është vetëm AKU pjesë e këtij sistemi, por edhe autoritete homologe. Ky njoftim ka ardhur dje dhe menjëherë janë marrë masat për të ndjekur vijueshmërinë. Është një produkt i importuar dhe jo i prodhuar në Shqipëri.

Ky njoftim nuk është i pari që AKU bën, ky është një njoftim që ne kemi marrë përsipër që ta bëjmë si transparencë. Kush e ka blerë këtë produkt dje apo pardje, duke ta rikthejë pranë shitësit, për t’u asgjësuar ashtu siç duhet.

Kush ka konsumuar këto produkte duhet të paraqitet pranë mjekut të familjes pasi ka risk serioz për shëndetin e njeriut.

Ky produkt ka dalë me probleme në disa vende”, tha drejtoresha e AKU.

1. Emri i Produktit: WUDY 1KG MAXIPAC;

a. LOT: 1798614;  Datë Skadence: 20/09/2022;

b. LOT: 1803199;  Datë Skadence: 21/09/2022;

c. LOT: 1820077;  Datë Skadence: 29/09/2022;

d. LOT: 1820665;  Datë Skadence: 30/09/2022;

e. LOT: 1825669;  Datë Skadence: 03/10/2022;

f. LOT: 1839979;  Datë Skadence: 10/10/2022;

g. LOT: 1846239;  Datë Skadence: 12/10/2022;

h. LOT: 1860349;  Datë Skadence: 19/10/2022;

i. LOT: 1869650;  Datë Skadence: 24/10/2022;

j. LOT: 1877305;  Datë Skadence: 27/10/2022;

k. LOT: 1877867;  Datë Skadence: 28/10/2022;

l. LOT: 1896612;  Datë Skadence: 04/11/2022;

m. LOT: 1911738;  Datë Skadence: 14/11/2022;

n. LOT: 1940129;  Datë Skadence: 24/11/2022.

2. Emri i Produktit: WUDY 250GX15 EST;

a. LOT: 1798031;  Datë Skadence: 19/09/2022;

b. LOT: 1810919;  Datë Skadence: 27/09/2022;

c. LOT: 1830837;  Datë Skadence: 05/10/2022;

d. LOT:  1843621;  Datë Skadence: 11/10/2022;

e. LOT:  1857209;  Datë Skadence: 17/10/2022;

f. LOT:  1883993;  Datë Skadence: 31/10/2022;

g. LOT:  1900782;  Datë Skadence: 08/11/2022;

h. LOT:  1911205;  Datë Skadence: 12/11/2022;

i. LOT:  1945455;  Datë Skadence: 26/11/2022;

j. LOT:  1947706;  Datë Skadence: 29/11/2022.

3. Emri i Produktit: WUDY FORM.150GXEST;

a. LOT: 1798614;  Datë Skadence: 20/09/2022;

b. LOT: 1817490;  Datë Skadence: 28/09/2022;

c. LOT: 1830273;  Datë Skadence: 04/10/2022;

d. LOT: 1839009;  Datë Skadence: 07/10/2022;

e. LOT: 1852306;  Datë Skadence: 14/10/2022;

f. LOT: 1873728;  Datë Skadence: 26/10/2022;

g. LOT: 1888241;  Datë Skadence: 02/11/2022;

h. LOT: 1852306;  Datë Skadence: 14/10/2022;

i. LOT: 1906129;  Datë Skadence: 10/11/2022;

j. LOT: 1929757;  Datë Skadence: 22/11/2022;

k. LOT: 1947696;  Datë Skadence: 29/11/2022.

4. Emri i Produktit: WUDY GR.250 X EST.;

a. LOT: 1810361;  Datë Skadence: 26/09/2022;

b. LOT: 1825669;  Datë Skadence: 03/10/2022;

c. LOT: 1843621;  Datë Skadence: 11/10/2022;

d. LOT: 1852807;  Datë Skadence: 15/10/2022;

e. LOT: 1869109;  Datë Skadence: 22/10/2022;

f. LOT: 1877305;  Datë Skadence: 27/10/2022;

g. LOT: 1902500;  Datë Skadence: 09/11/2022;

h. LOT: 1936492;  Datë Skadence: 23/11/2022;

i. LOT: 1945455;  Datë Skadence: 26/11/2022.

5. Emri i Produktit: WUDY SNACK 100GX35;

a. LOT: 1952362;  Datë Skadence: 20/11/2022.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!”, thotë AKU.

Sipas shpjegimit të faqen zuyrtare të Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive, CDC, listerioza është një sëmiundje e rëndë infektive, që shkaktohet nga bakteri që raportohet që gjendet në salsiçet e lartpërmendura.

Personat më të prekshëm janë gratë shtatzëna, të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar. Për personat e kategorive të tjera, infektimi dhe sëmundja është e rrallë. Por për personat e kategorive më vulnerabël, infeksioni mund të shkaktojë probleme në tru, si meningit apo encefalit. Gjithashtu, mund të preken edhe pjesë të tjera të trupit, si kockat, nyjet dhe kraharori.