Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Tenderi i uniformave, Apeli lë në fuqi vendimin për të akuzuarit

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 13:48 | Aktualitet
Tenderi i uniformave, Apeli lë në fuqi vendimin për të

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin në lidhje me 9 personat e akuzuar për tenderin 28 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Nertina Kosova (anëtare), sot më datë 21.09.2022 shpalli vendimin  lidhur me çështjen nr. 37, datë 30.03.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 93, datë 30.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, në ngarkim të të pandehurve E.N., F.Ç., A.B., A.O., A.M., K.H., K.B., F.D., M.B., të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të K.Penal, dhe vendosi:

https://a2news.com/2022/03/10/tenderi-i-uniformave-te-policise-lirohet-edlira-naqellari/

- Lënien në fuqi të vendimit nr. 93, datë 30.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ndryshimin vetëm sa i përket kohës së provës në këtë mënyrë:

- Të pandehurit A.B., A.O., G.M., vihen në provë për një periudhë kohe të barabartë me dyfishin e pjesës së mbetur pavuajtur të dënimit me burgim”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani