Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ukraina, energjia dhe sulmet kibernetike në fokus të takimeve të Ramës në Nju Jork

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 18:10 | Politikë
Ukraina, energjia dhe sulmet kibernetike në fokus të takimeve të

Lufta në Ukrainë, situata energjetike dhe sulmet kibernetike, mes tyre edhe sulmet e shumëfishta ndaj Shqipërisë, ishin në fokus të diskutimeve të kryeministrit Edi Rama, në një prej takimeve të nivelit të lartë, me krerë të shteteve dhe qeverive në Nju Jork.

Siç raporton zyra e shtypit e kryeministrit, Rama bëri një panoramë të situatës së përgjithshme ku informoi se, së fundmi sistemet digjitale të qeverisë shqiptare u sulmuan nga Republika Islamike e Iranit, përfundim ky i arritur pas një ekspertize të detajuar të skuadrës Microsoft dhe skuadrës së agjencive të specializuara amerikane.

“Për këtë, arsye u ndërprenë në mënyrë të menjëhershme marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri tha ndër të tjera se i gjithë rajoni po përballet me sulme të kësaj natyre, përfshi këtu Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut” shpjegoi kryeministri.

Kryeministri Rama ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës, ndërsa sa i takon diskutimeve mbi krizën energjetike në shkallë globale, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk varet nga gazi rus, por bazohet 100 % në energjinë e burimeve hidrike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli