Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Universiteti i Korçës, më shumë studentë, por matematika pezullohet

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 15:19 | Aktualitet
Universiteti i Korçës, më shumë studentë, por

Universiteti i Korçës Fan Noli, pas përfundimit të fazës së parë të regjistrimeve rezulton se ka shifra më të kënaqshme të studentëve të rinj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por shtimi i studentëve duket se nuk ka ndihmuar programet që për vite të tëra refuzohen të ndiqen dhe që përfshihen tek profili i mësuesisë.

Për këtë arsye programet e matematikës dhe gjuhës frënge pritet të pezullohen për vitin akademik 2022-2023, pasi rezulton se deri tani nuk është regjistruar asnjë student.

Më herët në universitetin e Korçës ka qenë i pezulluar për dy vite edhe programi i mësuesisë për arsimin fillor, program i cili duket që këtë vit ka patur një interesim në rritje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani