Vendimi për ndërtimet, Berisha: Dhunim flagrant i Parlamentit

Publikuar më: 21/9/2022, ora 13:52
WhatsApp Image 2022 09 21 at 13.44.35 1080x720

Vendimi për ndërtimet, Berisha: Dhunim flagrant i Parlamentit

Publikuar më: 21/9/2022, ora 13:52

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti dhunim flagrant të Parlamentit vendimin e qeverisë për të sekuestruar ndërtimet dhe katet pa leje.

“Nëse ndalemi në vendimin e qeverisë, të ashtuquajtur qeveri, për pallate dhe shtesat pa leje, ai është një akt i pashembullt, ku me ligj qeverie, merren në mënyrë flagrante, funksionet e parlamentit, me vendim qeverie pushohen çështje gjyqësore, me vendim qeverie, bllokohet sistemi i drejtësisë, me vendim qeverie, vendoset një standard i tmerrshëm në vend”, tha Berisha.

“Ligjet e vendit, kanë parashikuar se çdo ndërtim pa leje konfiskohet, dhe se autori i këtij ndërtimi, dënohet sipas llojit të ndërtimit, 5 deri në 8 vjet burg. Këto janë dispozitat e përcaktuara në kodin penal dhe të votuara nga kjo pseudo-mazhorancë. Bazuar në këto dispozita, për një kotec, për një gjysmë çatie, për një avlli, qoftë për një shtesë dhome, janë dënuar me burg 3 mijë e 400 qytetarë shqiptarë. Janë ndjekur penalisht mijëra e mijëra të tjerë. Kurse tani, kur vjen problemi te kullat e qeverisë, te pallatet e qeveritarëve dhe klientelës së tyre, për ta ligji nuk ekziston. Edi Rama bën vendimin e amnistisë së tyre. Ky është një provokacion i ulët për çdo shqiptar. Ky është dhunim flagrant i parlamentit, i cili është i vetmi institucion që ka të drejtën e amnistisë”.