Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Asnjë humbje jetë nga koronavirusi, 51 të infektuar

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 18:18 | Aktualitet
Asnjë humbje jetë nga koronavirusi, 51 të infektuar

Nuk është regjistruar sërish asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë.  Ministria e Shëndetësisë njofton se 51 qytetarë kanë rezultuar të infektuar në 641 testime.

Në të gjithë vendin janë 807 qytetarë aktivë me Covid 19. Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë, ndërkohë që janë shëruar 75 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën serish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 641 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 51 qytetarë, në këto bashki:

21 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Lezhë, Fier, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, Berat, nga 2 qytetarë në Mat, Delvinë, nga 1 qytetarë në Roskovec, Patos, Divjakë, Himarë, Elbasan.

Janë 807 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 75 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,319 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                51

Të shëruar në 24 orë             75

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     641

Testime totale                   1,977,055

Raste pozitive                      330,715

Raste të shëruara                  326,319          

Raste Aktive                             807

Humbje jete                              3,589

A2 CNN Livestream

Dita jonë