Çoi Shqipërinë në majën e botës, Abakarov: Ishte vetëm fillimi

Publikuar më: 22/9/2022, ora 15:42

Çoi Shqipërinë në majën e botës, Abakarov: Ishte vetëm fillimi

Publikuar më: 22/9/2022, ora 15:42

“Në Rusi ka konkurrencë mjaft të madhe në sportin e mundjes. Na kontaktoi presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni dhe nuk u menduam dy herë, por ramë dakord me këtë propozim. Ndihma nga presidenti ishte e madhe, pasi morëm pasaportën dhe nënshtetësinë shqiptare. Presidenti na ka ndihmuar në çdo drejtim pa u kursyer”.

Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kampioni i botës në mundje Zelimkhan Abakarov, i cili rrëfeu ndër të tjera sesi vendosi të përfaqësojë vendin tonë, duke qenë se është nga Çeçenia.

Në vazhdim, ai flet edhe për synimet e tij të ardhshme. “Nuk kam qenë në dijeni të rastit të sportistit shqiptar që ka përfaqësuar Bullgarinë. Nuk jam përballur me një situatë të tillë në vendin tim, përkundrazi më kanë përgëzuar me mesazhe urimi. Ata janë shumë të lumtur, që unë arrij të përfaqësohem në kampionatin botëror apo në arenën ndërkombëtare. Aq më tepër që mu dha shansi të fitoj edhe medaljen e artë botërore. Shpresojmë që të arrijmë të fitojmë edhe medaljen olimpike.

Eventi i radhës do të jetë kampionati europian. Shpresojmë që të marrim rezultat të mirë edhe në Botërorin e radhës, aty ku nis edhe mbledhja e pikëve për Lojërat Olimpike. Kryesorja është që me ndihmën e Zotit të arrijmë edhe te medalja olimpike”, u shpreh Abakarov.