Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dita ndërkombëtare pa makina, biçikletat “pushtojnë” rrugët në Korçë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 17:06 | Sporte të tjera
Dita ndërkombëtare pa makina, biçikletat

Dita ndërkombëtare pa makina në Korçë ka bërë që në rrugët e këtij qarku të mbizotërojnë biçikletat. Një aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit dhe Bashkia e Korçës, me pjesëmarrës nga ekipe të ndryshme shqiptare, ka sjellë emocione për pjesëmarrësit.

Një itinerar i përshkruar midis qytetit të Korçës dhe disa fshatrave përreth, ku në momentet e fundit është bërë dhe shkëputja finale e çiklistëve fitues.

Për Presidentin Skënder Hanxhaku, sporti i çiklizmit po preferohet më shumë nga të rinjtë, ndërkohë që kërkon nga institucionet shtetërore më tepër vëmendje.

Në këtë garë kanë marrë pjesë 5 ekipe shqiptare, ndërkohë që kategoritë kanë qenë ato elite, junior dhe kadet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli