Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dopingu në peshëngritje, kreu i federatës: Përgjegjësi personale e Velit

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 20:41 | Sporte të tjera
Dopingu në peshëngritje, kreu i federatës: Përgjegjësi

Nisur nga rasti më i fundit i peshëngritëses Evangjeli Veli, e cila u pezullua në gusht nga të gjitha aktivitetet pasi rezultoi me doping në Kampionatin Europian, kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, deklaroi nga Durrësi se secili sportist mban përgjegjësi personale.

"WADA i ka përjashtuar federatat nga sistemi i kontrollit. Përgjigjja shkon vetëm në e-mailin e sportistit. Federata vetëm sa sensibilizon me trajnime të vazhdueshme", tha Gjoza.

Evangjeli Veli bëri 9 deri në 11 kontrolle nga WADA në mënyrë të pavarur për vitin 2022 dhe testi i fundit ka qenë gjashtë ditë para Europianit.

Sportistja Veli e përdori medikamentin ose ampulën në momentet e zhvillimit të Europianit dhe lajmi për pezullimin e saj bëri bujë më 23 gusht të këtij viti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë