Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Frikë në Bundesliga, tumori i katërt në pak muaj te lojtarët

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 22:43 | Futboll

Po përhapet një frikë në futbollin gjerman. Gjithçka filloi me lajmin tronditës për sulmuesin e ri të Borussia Dortmund, Sebastian Haller, i cili sapo ishte transferuar nga Ajaksi.

Sulmuesi që duhet të zëvendësonte Haaland në zemrat e tifozëve verdhezi u diagnostikua me tumor malinj në testikujt.   

Jean-Paul Boetius

Lajmi tronditi ekipin gjerman, por Haller nuk është rast i vetëm. Me të njëjtën diagnozë janë mbrojtësi i Union Berlinit që kryeson renditjen, Timo Baumgartl, dhe Marco Richter i Hertha Berlinit, i cili në turnin e fundit zëvendësoi pas shërimit lojtarin e krahut Jean-Paul Boetius, që më parë ka veshur fanellën e Feyenoord, Bazelit dhe Genkut.  

Por pikërisht ky i fundit sot është diagnostikuar me tumor po në testikujt, dhe do të duhet të operohet. Një frekuencë rastesh shqetësues, edhe pse specialistët thonë se pikërisht ky tip tumori është më i shpeshti tek sportistët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani