Giroud shkruan historinë me Francën

Publikuar më: 22/9/2022, ora 22:42

Giroud shkruan historinë me Francën

Publikuar më: 22/9/2022, ora 22:42

Falë golit të tij kundër Austrisë, Olivier Giroud, në moshën 35 vjeç e 357 ditë, është bërë golashënuesi më i vjetër i përfaqësueses franceze.

Sulmuesi i Milanit ka thyer rekordin që mbahej nga Roger Marche (35 vjeç e 287 ditë) i cili kishte shënuar në dhjetor 1959, kundër Spanjës.

Franca mundi 2-0 Austrinë, në ndeshjen e vlefshme për grupin 1 të Nations League. Aktualisht, kampionët e botës në fuqi renditen në vendin e tretë të grupit, që kryesohet nga Kroacia (10 pikë) dhe Danimarka (9).