Hapja e dosjeve, Mediu: Nuk mund të gjykohen të përndjekurit, kjo është hipokrizi

Publikuar më: 22/9/2022, ora 13:28

Hapja e dosjeve, Mediu: Nuk mund të gjykohen të përndjekurit, kjo është hipokrizi

Publikuar më: 22/9/2022, ora 13:28

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ishte i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN, ku foli në lidhje me ligjin për hapjen e dosjeve, dhe dakordësisë që është arritur mes socialistëve dhe demokratëve që mbështesin Alibeajn për këtë çështje.

Mediu shprehet se është dakord që të hapen dosjet për politikanët, por kjo gjë nuk mund të shtrihet dhe tek të përndjekurit. Sipas tij, shumë persona që u përndoqën nga regjimi komunist u detyruan të jepnin deklarata të rreme për të shpëtuar pjesën tjetër të familjes.

“Jam për hapjen e dosjeve, por që politika të kërkojë të rihapë hapjen e dosjeve të përndjekurve është absurde. Pasi sigurimi jo vetëm ka përndjekur këta persona dhe familjen e tyre, por në mënyrë të veçantë ka tentuar të penetrojë në këto familje dhe shumë nga ata kanë mbajtur qëndrime të tjera, për të mbrojtur pjesën tjetër. Le të hapen dosjet për politikanët, por nuk mund të hapen dosjet për të përndjekurit. Ata që kanë luftuar sistemin komunist nuk kemi të drejtë t’i hapim dosjet. Çdo gjë që bëhet me nxitim ka interesa”, tha Mediu.