Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Historia shekullore e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 17:23 | Sociale
Historia shekullore e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

100 vite nga vendosja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, studiuesit e historianët përpiqen të kthejnë sytë në ngjarjet kryesore diplomatike që shenjuan dy vendet tona.

Ndaj, Instituti i Historisë ka bërë bashkë studiues shqiptarë e amerikanë. Edhe ambasadorja e Amerikës, Yuri Kim u shpreh optimiste për ecurinë e marrëdhënieve mes vendeve tona këto 31 vitet e fundit, ndonëse nuk la pa përmendur edhe periudhën e errët të diktaturës: “Regjimi i Hoxhës mbylli vendin dhe u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikanëve. Edhe pse kam parë me mijëra herë fotografi, ende më prekin shumë fotot e 300 mijë shqiptarëve. U mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të thënë se ne jemi me ju, për të dëgjuar sekretarin Baker se liria funksionon. Dhe përtej kohës, shqiptarët nuk harruan asnjëherë që kanë një mik atje përtej dhe amerikanët nuk harruan që kanë një mik këtu”.

Punimet e kësaj konference do të publikohen në shqip dhe anglisht të plota përgjatë vitit 2023.

A2 CNN Livestream

Dita jonë