I dënuar në Angli, Apeli i Gjykatës së Posaçme konfiskon pasuritë e Shegës

Publikuar më: 22/9/2022, ora 18:04
Shega 1280x720

I dënuar në Angli, Apeli i Gjykatës së Posaçme konfiskon pasuritë e Shegës

Publikuar më: 22/9/2022, ora 18:04

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të konfiskojë pasuritë e sekuestruara të Emiljan Shegës, i dënuar si pjesë e një grupi kriminal nga drejtësia britanike.

Vendimi i formës së prerë, që kaloi në llogari të shtetit 6 pasuri të bllokuara nga Operacioni Forca e Ligjit u shpall nga gjyqtarët Nertina Kosova, Engert Pëllumbi dhe Saida Dollani.

Sipas vendimit, shteti i merr Shegës dhe personave të lidhur me të një apartament me sipërfaqe 130 m2 dhe pesë sipërfaqe toke “kullotë”, gati 34 hektarë në total.

 Emilian Shega është arrestuar 12 vite më parë në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike me vlerë 10 milionë paund dhe u dënua me 10 vite burg nga autoritetet e drejtësisë britanike.