Pesë ditë të dhunshme në Iran, trazira pas vrasjes së një vajze

Publikuar më: 22/9/2022, ora 10:56

Pesë ditë të dhunshme në Iran, trazira pas vrasjes së një vajze

Publikuar më: 22/9/2022, ora 10:56

Protesta të dhunshme janë mbajtur për ditën e pestë me radhë në Iran, pas vdekjes së një të reje, si pasojë e dhunës policore, pasi nuk kishte vendosur si duhet në publik shaminë.

Qindra gra protestuan në rrugët e Teheranit, duke prerë flokët dhe duke djegur burkat, në protestën më të madhe kundër regjimit islamik prej vitesh.

Protestuesit u mblodhën në rrugën e kryeqytetit, ku Policia e Moralit arrestoi dhe tërhoqi me forcë në makinë 22-vjeçaren, Mahsa Amini, e cila humbi jetën në ambientet e komisariatit për shkak të dhunës.

Aktivistët deklarojnë se në trupin e të resë u gjetën shenja të shumta dhune, akuza që u mohuan prej autoriteteve.

Protesta të ngjashme janë mbajtur në Greqi dhe në Turqi jashtë ambasadës së Iranit. Po ashtu, një grup iranianësh u mblodh edhe jashtë godinës së OKB-së në Nju-Jork.