Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ministrja Xhaçka në OKB: Lufta në Ukrainë na kujton ditët e errëta të fashizmit dhe stalinizmit

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 22:32 | Politikë
Ministrja Xhaçka në OKB: Lufta në Ukrainë na kujton

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në takimin e Këshillit të Sigurimit “Paqja dhe Siguria e Ukrainës”, që mbahet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mes të tjerave, Xhaçka ka mirëpritur vendimin e Presidencës franceze të KS, për ta mbajtur fokusin në çështjen e llogaridhënies, ndërsa, sipas saj, veprimet e Rusisë janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ministrja Xhaçka ka shtuar se Rusia ka zgjedhur ta injorojë hapur vazhdimisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sipas saj, lufta e Rusisë ndaj Ukrainës na kujton ditët e errëta të fashizmit dhe stalinizmit dhe misionet për gjetjen e fakteve tregojnë një brutalitet të tmerrshëm kriminal kundër popullatës civile ukrainase, pasi mijëra njerëz kanë paguar me jetën e tyre për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit dhe miliona të tjerë janë të uritur.

Ministrja ka shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ndihmojë në mbrojtjen e Ukrainës dhe të punojë për të garantuar përgjegjësinë për atë që Rusia po bën në Ukrainë.

https://a2news.com/2022/09/21/zelensky-kerkojme-ndeshkimin-e-drejte-per-rusine/

A2 CNN Livestream

Dita jonë