Ngriti flamurin shqiptar në Serbi, Abakarov në A2 CNN: Motivim ekstra të triumfoja në Beograd

Publikuar më: 22/9/2022, ora 15:20

Ngriti flamurin shqiptar në Serbi, Abakarov në A2 CNN: Motivim ekstra të triumfoja në Beograd

Publikuar më: 22/9/2022, ora 15:20

Zelimkhan Abakarov, sportisti që ngriti flamurin shqiptar në Beograd ka dhënë një intervistë ekskluzive për A2 CNN, ku tregoi emocionet e garës dhe objektivat e së ardhmes. Edhe pse me origjinë nga Dagestani, kampioni i botës në mundje e ndjen veten shume të lidhur me Shqipërinë.

Përveç rezultateve në arenën ndërkombëtare, 29-vjeçari synon që në bashkëpunim me federatën t’i rikthejë mundjes kuqezi popullaritetin dhe lavdinë e dikurshme.

Ai u shpreh se ka njohuri për rivalitetin me Serbinë, ndërsa u shpreh se për të ky ishte një motivim ekstra.

“Ky ishte edhe një motivim ekstra për mua, që të ngrija flamurin dhe të dëgjohej himni shqiptar në Beograd.

Përballë kundërshtarit serb ishte një ndeshje tepër e vështirë. Ndoshta edhe më e vështirë se finalja. Pavarësisht se u përballëm në gjysmëfinale, duke qenë se ishte ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, kishte mjaft rëndësi edhe për mua.

Patjetër që kam dëgjuar edhe brohoritjet e sallës, që ishin mbështetje për mua. Për sa i takon duelit me amerikanin, ata kanë një stil mundje relativisht të ashpër dhe që nuk ndeshen gjithmonë pastër.

Megjithatë, isha i fokusuar te detyra ime, te përgatitjet që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Këto elemente më ndihmuan që të bëhesha kampion bote”, tha Abakarov.