Pas Italisë e Greqisë drejt njohjes së pensioneve edhe me Kroacinë, përfitojnë 1 milion emigrantë

Publikuar më: 22/9/2022, ora 17:12

Pas Italisë e Greqisë drejt njohjes së pensioneve edhe me Kroacinë, përfitojnë 1 milion emigrantë

Publikuar më: 22/9/2022, ora 17:12

Pas marrëveshjes me Italinë në shkurt e takimit të parë me Greqinë në fillim të këtij muaji, Shqipëria bën një tjetër hap në drejtim të njohjes së ndërsjellë të pensioneve edhe me Kroacinë.

Nga këto marrëveshje do të përfitojnë gati 1 milionë shqiptarë, 560 mijë prej të cilëve në Itali, 341 mijë në Greqi dhe 3 mijë në Kroaci, të cilët do duhet të presin të paktën deri në fund të këtij viti.

Ndërkohë, në proces të avancuar bisedimet për njohjen e pensioneve janë me Zvicrën dhe Rumaninë.

Kreu i institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tregon edhe se si dhe sa do të përfitojnë emigrantët shqiptarë që punojnë në vendet ku kemi marrëveshje në fushën e pensioneve.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje për njohjen e viteve të punës me Turqinë, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Kanadanë, Bullgarinë dhe Kosovën.